KSHZ: E Majta dhe ASH&AAA me ankesa për manipulime në procesin zgjedhor


Deri në orën 18:00 deri në KSHZ nuk arritur asnjë ankesë në lidhje mbledhjen e votave dhe verifikimin e rezultateve. Ndërsa partitë politike kanë afat ta bëjnë këtë deri në ora 19:30. Vetëm partia “E majta” ka paralajmëruar se do të dorëzojë mbi 400 ankesa për numërim mani*pulues të votave në më shumë vendvotime, me të cilat pretendon se kësaj partie i janë shkurtuar 3 deputetë. Ndërsa për procesin e votimit më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, gjithsej 74 që kanë të bëjnë me parregullsi, si blerje votash, votim pa nënshkrim dhe nënshkrime të dyfishta.
“Në shumicën e rasteve ankesat të cilat janë të deponuara në KSHZ janë për numrin e përgjithshëm të fletvotimeve të pavlefshme, kërkohet kontroll i atyre fletëvotimeve dhe të verifikohen edhe njëherë, ndërsa ka edhe ankesa të cilat god*asin procesin e votimit në njësinë zgjedhore numër 5 mirëpo fotografi të qartë do të kemi kur edhe të vendoset në lidhje me këto ankesa nga ana e KSHZ-së”. Tha Shabani.

Baby Boo