Kryqi në qafë i Elvanës në Tetovë nxit debat nga gazetarja muslimane nga Shqipëria


Letër e Hapur drejtuar Tetovës

Nga Nada Dosti

E nderuar z. Teuta Arifi – Kryetare e Komunës së Tetovës

Përshëndetje!

Së pari dua të sqaroj se jam e vetëdijshme që të gjithë i kanë sytë tek ju dhe presin prej jush edhe këtë mandat të dytë ndryshime të mëdha. Mund ta imagjinoj se sa perjudhë e ngarkuar dhe delikate është kjo e pritjes së emigrantëve dhe jam e bindur se kjo perjudhë paraqet sfida të reja duke filluar nga zgjidhjet për parking, shtimi i numrit të popullsisë që sjell dhe shtimin e konsumit si rjedhojë atë të deponimit, e shumë e shumë problematika të tjera.

Unë jam një aktiviste e shoqërisë civile, që pavarsisht se nuk jetoj në Tetovë (fatmirsisht) m’u dhimbsën këta fëmijë të ekspozuar ndaj kaq shumë zhveshjeje gjatë koncertit të Elvana Gjatës. Gjë që më kujtoi rastin që ngjalli polemika kohëve të fundit me koncertin e mbajtur në Skënderaj nga Fjolla Morina, dhe që shpresoj të mos kthehet në një trend për shiqptarinë.

Na e shuaj një kureshtje, zonja Teutë, sa përqind e buxhetit të taksapaguesëve shqiptarë, muslimanë, janë harxhuar për të mirëpritur këngëtaren (kryqmbajtëse) në fjalë për të bërë atë që prej dekadash vajzat shqiptare bëjnë në klubet e natës së Tetovës, pra shitjen e imazhit dhe hireve të tyre? Dëgjova se minimumi 20 mijë euro! Seriozisht, e nderuar? Ky është rol modeli që dëshironi t’i përcillni rinisë shqiptare? Ankohemi pastaj për ikjen e rinisë…Normal që rinia do ikë kur iu përcillen shembuj të tillë të cilët qartazi tregojnë se paraja fitohet me një të shkundur të hireve. Rinia sot mendon dhe beson se nuk ka ardhmëri në këtë vend, madje vetë ne dhe politikat e këtij vendi, kemi punuar fuqishëm për këtë.

Pyes veten, ose më mirë do ishte të pyesinim ndonje ekspert të fushës, se sa shumë projekte argëtese dhe njëkohësisht edukuese mund të ishin ofruar për këtë rini në këto ditë vere?

Cilat janë kombet që ecin përpara, kombet që kanë apo ato që dinë? Normal ato që dinë sepse nga mospasja përmes dijes arrihet shumëçka!

Zahmet e keni, hidhini një sy programeve të bashkive e komunave në vendet fqinje e më pas në rajon.

Projekti i Bashkisë së Tiranës, “Qyteti lexon” me rikonstruksionin e bibliotekës dhe pasurimin e saj me tituj të rinj librash. Një ambient i ri që do të shërbejë jo thjesht si qendër leximi, por edhe si një hapësirë rinore për të rinjtë e zonës.

Projekti i Bashkisë së Durrësit sapo realizoj një aktivitet ku isha dëshmitare personalisht, në datat 23 – 27 qershor i titulluar “Durrës Fest”, përndryshe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve folklorike. Projekt i cili ka si synim të njohi të rinjtë me vlerat tona kombëtare folkloristike por mbi të gjitha binjakëzimi dhe vëllazëria me vendet e rajonit. E di çfarë do të thotë, e nderuar Teutë, të shikosh bashkë shqiptarë, maqedonas, serb, malazez e shumë kombësi dhe nacionalitete të tjera teksa kërcejnë, qëshin e lodrojnë bashkë? Të bëhet zemra mal kur shikon aq shumë diversitet dhe paqe mes këtyre fëmijëvë, prindërit e të cilëve mund të kenë një jetë që luftojnë ndaj njëri tjetrit.

Projekti i bashkisë së Prishtinës që u mbajt me 3 qershor, titulluar “Festivali Prishtina Lexon’ dhe që mblodhi fëmijët në qendër të Prishtinës për të nxitur leximin ditët e verës.

Projekti Fëmijët sot, projekt në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe të Ulqinit dhe që ka si target grup Fëmijët dhe të rinjtë, stafi i bashkive dhe institucioneve të qeverisjes, shoqeria civile dhe komuniteti lokal qe ka qenë pjesmarrës në shumë aktivitete të ndryshme.

Po nëse dëshironi, nuk shkojmë aq larg: marrim Ohrin dhe Strugën të cilët për çdo verë organizojnë dy aktivitetet më të rëndësishme me fëmijë nga Ballkani përsëri me qëllim përhapjen e paqes dhe harmonisë midis etnive të ndryshme përmes diversitetit. Duke shpërfaqur ngjashmëritë jemi në gjëndje të krijojmë ura komunikimi. Festivali i mbajtur në Ohër është përsëri fokusuar në çdo gjë folklorike: vëshjet, këngët, vallet, lojrat etj. Ndërsa ai i mbajtur në Strugë, mbledh të gjithë poetët e rinjë të performojnë jo vetëm nga folklori por dhe nga letërisa e tyre vendase por edhe të sjellin krijime personale po me të njëjtin objektiv: diversitetin!

Po ndalem këtu, nuk dua t’ju flas për mrekullitë që shikoj për ditë me fëmijët dhe të rinjtë në Turqi, se si investohet në një argëtim të shëndetshëm përmes të cilit përcillen dhe vlera me qëllim edukimi të qytetarëve të ardhshëm. As nuk po e lodh veten të bëj kërkime për komuna e bashki në vende të ndryshme europiane apo nëpër botë, se kjo do na bëntë të na skuqeshin faqet nga turpi dhe do na çonte në demoralizim.

Indinjata ime u drejtohet të gjithë prindërve, edukatorëve, mësuesëve, hoxhallarëve …

Kërkoni llogari për ku shkojnë taksat tuaja, mundi dhe lodhja juaj. Ruajini fëmijët nga degjenerimi dhe mbajini nën kontroll para se t’ju rrëshqasë situata prej duarve. Edukojini ato me vlera dhe principe morale që të bëhen lider të shoqëisë tetovare, shqiptare, muslimane, por mbi të gjitha qytetar të ndershëm dhe të denjë të Republikës së Maqedonisë Veriore. Mos lejoni që figura të tilla t’i marrin si rol modele por drejtojini ato kah ato lloj personalitete të cilët për ditë po japin mundin dhe kontributin për këtë vend. Nëmosgjetçittëtillë, bëhunijuvetë!

Baby Boo