Kryqi i Kuq në Kërçovë ka shpërndarë 48 pako me ushqim dhe mjete higjienike


Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kërçovë ka shpërndarë 48 pako me ushqim dhe mjete higjienike te personat e moshuar, të pafuqishëm, personat me nevoja të veçanta dhe prindërit vetushqyes.

Ivana Llazeska nga Kryqi i Kuq në Kërçovë deklaroi se sipas rekomandimeve për mbrojtje dhe parandalim të virusit KOVID-19 në vazhdimësi nga fillimi i pandemisë përmes vullnetarëve të tyre punojnë me shërbim servisues në terren për ushqim, mjete higjienike dhe medikamente për personat e moshuar dhe të pafuqishëm, persona me nevoja të veçanta dhe prindër vetushqyes të cilët nuk mund të dalin nga shtëpia.

“Vazhdojmë me shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe atë me ndihmën e vullnetarëve tanë në periudhë kohore prej tre ditëve Kryqi i Kuq i Organizatës komunale në Kërçovë ka shpërndarë ndihmë humanitare për të gjithë personat të cilëve u nevojitet ndihma jonë. Kemi shpërndarë 24 pako me ushqim dhe 24 pako me mjete higjienike, të cilat ishin donacion nga USAID”, deklaroi Lazeska.

Kryqi i Kuq ka potencuar, vazhdon të punojë dhe të jap mbështetje për zvogëlim të rrezikut nga përhapja e virusit në Komunën e Kërçovës.

Baby Boo