Kryqi i Kuq mbështetë familjet që humbën të afërmit në aksidentin në Bullgari


Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon t’u japë mbështetje familjeve, anëtarët e të cilëve e kanë humbur jetën në aksidentin rrugor që ka ndodhur në Republikën e Bullgarisë më 23 nëntor të vitit 2021, në të cilin tragjikisht jetën e humbën 45 persona, ndërsa shtatë mbetën të lënduar.

siç kumtuan nga Kryqi i Kuq, ndihma në para tani më është realizuar, mjetet janë transferuar në llogaritë bankare të familjeve të viktimave, me çka është dhënë një kontribut modest në lehtësimin e pasojave nga tragjedia e shkaktuar.

Nga Kryqi i Kuq falënderojnë qytetarët të cilët treguan përgjegjësi dhe kujdes të madh shoqëror për popullatën në kushte kur u është më se e nevojshme.

Baby Boo