Kryetari Taravari shkresë Ministrisë së financave: Bastoret dhe kazinotë, të paktën 500 metra larg shkollav


Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Ministria e Financave që në të ardhmen, të lëshojë leje pune vetëm për bastoret dhe kazinotë që gjenden 500 metra larg institucioneve arsimore.

Në shkresë, po ashtu, kërkohet nga ministria përkatëse që të shqyrtojë mundësinë që t’i obligojë pronarët të cilët tashmë posedojnë leje pune për organizim të lojërave të fatit në objekte që gjenden afërsi të shkollave, të bëjnë zhvendosjen e tyre.

Baby Boo