Kryetari Ivanov kërkon që të jetë i informuar për procesin e bisedimeve për emrin


Deri tek kryetari Gjorge Ivanov nuk kanë arritur informata për bisedimet në kuadër të gjetjes së zgjidhjes së emrit, në të cilën thirrën ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, deklarojnë nga zyra e kryetarit të Repubikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri tek zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë nuk kanë arritur informacion për marrëveshje në kuadër të zgjidhjes në mes dallimeve rreth emërtimin, as informacione për dy takimet e fundit të ministrave për Punë të Jashtëm të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, të mbajtura në Bruksel dhe New York.Zyra e kryetarit nuk janë të informuar as për takimin, as për punën e grupeve të drejtësisë nga të dyja vendet në Athinë të tekstit të marrëveshjes dy palësh”, thuhet nga zyra Ivanovit.

Nga zyra e kryetarit gjithashtu theksojnë se ato nuk janë të informuar as për propozimin e paketës së emrit Republika Ilindenska Makedonija, edhe pse shefi i shtetit ka kërkuar dokument të shkruar për zhvillimet e fundit në lidhje me emrin. /Telegrafi

Baby Boo