Kryetari i Vitisë thotë se atje gjendja është e rëndë: Kërkon ndihmën e Qeverisë për ushqim e medikamente


Vitia është Komuna e parë që është prekur me Pandeminë COVID-19. Një banor 77 vjeçar nga fshatit Stubëll, i ardhur nga Italia, ishte i prekuri i parë me këtë virus dhe përmes të cilit u infektuan edhe familjarët e tjerë, numër ky i cili ka arritur në 7, çka edhe e bën Vitinë si komunën më të prekur momentalisht.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër të tjerash bëri të ditur se, numri i të prekurve me Pandeminë COVID-19 aktualisht është 7 dhe se për parandalim të këtij virusi tha se kanë ndërmarr të gjitha masat e duhura, duke izoluar të gjithë vendin.

Haliti tha se, gjendja e të prekurve është stabile dhe se mbrëmë janë liruar 2 pacientë nga spitali.
“I ardhur nga Italia, 77 vjeçar nga një fshatë i komunës tonë, i cili më vonë ka rezultuar se ka infektuar edhe anëtarët e familjes, tash i kemi 7 në numër, mirëpo situata është e qetë, në kontrolle kemi izoluar ambientet atje, janë vetëizoluar familja, e dhënë pozitive është që mbrëmë është liruar nga spitali djali me bashkëshortën e tij qe kanë qenë me koronavirus….Mobilizimi është bërë i teje skajshëm në Viti, i të gjitha instancave, komponentës shëndetësore, komitetit emergjent, drejtorisë së shërbimeve publike, inspeksionit edhe me i respektua rregullat dhe vendimet e qeverisë por edhe me i marrë masa tjerë specifike që në kuadër të komunës i kemi parapa si komunë e para e prekur dhe si komuna më e prekur me numër të pacientëve momentalisht që e kemi, andaj kjo na ka mobilizuar tejmase jo vetëm institucionet por edhe qytetarët”, tha Haliti.

Haliti përmes KosovaPress, drejtoi thirrje institucioneve, për furnizim me masa mbrojtëse dhe për produkte ushqimore.

“I kisha bë apel institucioneve qendrore që të marrin masa të shpejta për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse, sidomos me tesha mbrojtëse, maska, dezinfiktues dhe doreza. Gjithashtu i kisha thanë institucioneve jo vetëm MSh-së, që sa i përket produkteve ushqimore mbasi që vetëm Vitia është që një muaj në karantinë të na ndihmojnë pasi vetëm ka filluar paniku, përveç asaj komponenta sociale është e pa furnizuar dhe na nevojitet ushqimi”, u shpreh Haliti.

Pavarësisht kësaj situate, banorët e Vitisë lëviznin pa maska dhe doreza.

Qytetari, Shyqeri Jonuzi u shpreh i bindur se koronavirusi është si të gjitha gripat tjera dhe se me pak përkujdes kalon.
“Kemi pas përpara, u kanë kolera, gripi i shpezëve, i kalit, ll oj lloj sëmundje kemi pasur i kemi kalu. Po këta tash jemi të vetëdijshëm me u ruajt mos me dalë pa nevojë, panik mos me pas kalojnë të gjitha, ky është virus sikur gripi edhe kjo qashtu, vetëm tu kujdes edhe mos me ba te madhe jo qeshtu po qeshtu, se kalojnë të gjitha”, tha Jonuzi.

Kurse qytetari tjetër, Adnan Ahmeti thotë se masat të cilat i ka ndërmarrë Komuna e Vitisë, nuk po respektohen sa duhet, andaj sipas tij kjo mund të rritë numrin e të prekurve.

“Panik u ba po edhe frikë po, duhet me u ruajt, me kalu këtë sen….Pata punë si shpejtë se me dal me kry punë ma shumë i vnoj edhe unë….I kemi ndërmarr po nuk janë duke i respektuar shumë dhe kjo mundet me qu deri te një arsye që me u përhap më shumë”, thotë Ahmeti.

Ndryshe, qytetarët në këtë komunë kanë rralluar daljet në qytet, ndërsa përveç dyqaneve ushqimore, të tjerat janë mbyllur, duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Baby Boo