Kryetari i Shtipit Boçvarski bën thirrje të gjithë t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi


Numri i madh i rasteve aktive në Shtip, ndërsa veçanërisht 60 të infektuarit rekord me koronavirus i referohet testimit masiv të punëtorëve në një konfeksion, mosrespektimit të masave mbrojtëse nga qytetarët, tubimeve familjare, shoqërimeve miqësore në shtëpi apo kafene vlerësojnë institucionet kompetente por të njëjtën e dëshmojnë edhe anketat epidemiologjike. Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski sot deklaroi se për momentin në Shtip janë mbi 260 raste aktive, prej të cilëve 33 janë në mjekim në repartin infektiv ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak.

Rreth 260 raste aktive prej të cilëve 33 janë hospitalizuar në repartin infektiv ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak.

“Ky numër i referohet testimit masiv në një kompani tekstili. Pronarët privatisht i kanë testuar të gjithë punëtorët e tyre të cilët janë mbi 100 dhe për këtë gjatë ditës së djeshme nga ky konfeksion i kemi 29 raste pozitive ndërsa të tjerët janë nga disa konfeksione të tjera dhe kontaktet e tyre. Në të gjithë këtë situatë është mirë që në konfeksionin ku ka më shumë raste nuk punon nga e shtuna e kaluar, ose diku tetë ditë, njerëzit janë në shtëpi. Kështu që kjo është një gjendje me të cilën mun të presim të mos ndodhë përhapje më e madhe nga këta njerëz”, thotë Boçvarski.

Rekomandimi i tij, por edhe i epidemiologëve nga Qendra për Shëndet Publik – Shtip është në kompanitë ku paraqiten numër më i madh i rasteve në mënyrë parandaluese janë duke u mbyllur, ndërsa punëtorët të lirohen në pushim vjetor. Por, siç tha Boçvarski më e rëndësishmja është që qytetarët vetë t’i respektojnë të gjitha masat, me qëllim që të mbrohen por edhe të mos e përhapin virusin. Boçvarski për nesër paralajmëroi takim me drejtorin e Spitalit Klinik – Shtip, me qëllim që t’u ndihmojnë dhe të japin mbështetje edhe në përballjen me koronavirusin, por edhe të gjenden zgjidhje për përballje nga pandemia nga shtatori.

Baby Boo