Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti kërkon përgjegjësi nga Hazbi Lika e Bujar Osmani për premtimet e pa mbajtura (Video)

Kryetari i komunës së Sarajit e ka akuzuar zv.kryeministrin Bujar Osmani, se po merret vetëm me çështjen e emrit, dhe se i ka harruar premtimet bërë kësaj komune, sidomos për një klinikë.

Baby Boo

Bexheti kritikon edhe zv.kryeministrin Hazbi Lika për premtimin se do të ndërtohet një çerdhe në Kondovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij për TV21, Bexheti thotë se që të dy duhet të mbajnë përgjegjësinë për premtimet e dhëna.

I pari i Sarajit kritikoi edhe ministrin e Ekonomisë Kreshin Bexheti për kanionin Matka, dhe për xeheroren në Radushë, për të cilat thotë se ministri nuk bëri asgjë, edhe pas tetë muajsh kërkese dërguar atij.

VIDEO