Kryetari i Pogradecit Eduart Kapri, fiton llotarinë Amerikanë për marrjes e vizës


Shqipëria aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por pavarësisht kësaj qytetarë të vendit kanë aplikuar ose janë me mendje për t’u larguar jo vetëm drejt BE, por edhe më larg, në SHBA. Ajo që duket më e çuditshme këtë herë ka të bëjë me përgjigjet e Lotarisë Amerikane të cilën e ka fituar një zyrtar i rëndësishëm lokal.

Eduart Kapri, kryebashkiak i Pogradecit, nga radhët e PD, është funksionari i lartë publik i cili pas pak muajsh do lërë detyrën dhe do largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur një jetë të re. Ka qenë kjo “dhurata” e SHBA për Kaprin dhe familjen e tij, të cilit i ka mbetur edhe një vit nga mbarimi i mandatit si kryebashkiak.

Pasiguria për të rikandiduar në këtë detyrë, duket se ka qenë shkaku që Kapri ka aplikuar për Lotarinë Amerikanë në nëntor të vitit të kaluar. Ai është mes shumë shqiptarëve të cilët aplikuan për një vizë, por shumë pak e fituan atë.

Baby Boo