Kryetari i Kuvendit flet për zgjedhjen e anëtarëve të ri në KSHZ!


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi shpreson se opozita nuk do ta bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, prej çka varet edhe mbajtja e referendumit.

“Për herë të parë ndodhë që Komisionin për zgjedhje dhe emërime ta udhëheq opozita. Pas përfundimit të vitit 2016, me kompromis u morëm vesh dhe zgjatëm dorë si shumicë, të tregojmë se kemi besim tek opozita. Me gjithë premtimet e opozitës se nuk do shfrytëzohet keqpërdorimi i atij Komisioni, shohim se në praktikë nuk është ashtu”, tha Xhaferi në emisionin “Uredniçki brifing” të 1TV.

Ai shton se problemi për zgjedhjen e KSHZ-së e ka vënë në pah kur anëtarë e KSHZ-së kanë dhënë dorëheqje kolektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas kërkesës të partive politike për dorëheqje kolektive të anëtarëve të KSHZ-së, sugjerimi im ishte të mbahet llogari se po vendoset praktikë të dorëheqjes kolektive nga funksionet nën frikën e të menaxhimit të një dukurie apo tjetër, sepse do të jemi në situatë kur nuk do të kemi institucione funksionale, dhe të gjithë jemi njerëz dhe nuk jemi nuk duhet të lejojmë që në të ardhmen të ndodhë”, deklaroi Xhaferi.

Ai theksoi se të gjitha procedurat për referendum varet nga zgjedhje dhe puna e KSHZ-së, duke thënë se Kuvendi është përgjegjës për datën e referendumit kurse KSHZ-ja duhet të organizojë

Baby Boo