Kryetari i Komunës së Kumanovës me Covid-19, ja kush ishte dje në takim me të!


Kryetari Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski është diagnostikuar pozitiv me Covid-19. Ai këtë vet e ka konfirmuar përmes profilit të tij në facebook. Dimitrievski i ka marr rezultatet të cilat kanë dal pozitiv për 40 qytetarë tjerë të Kumanovës, e në mesin e të cilëve e ka parë edhe veten . A bëri thirrje për

Maksim Dimitrievski Kryetar i Kumanovës: Tani i mora rezultatet më të reja për rastet e reja pozitive në Kumanovë, gjithsej janë 40 bashkëqytetarë të mi, në mesin e të cilëve jam edhe unë. Ju inkurajoj që bashkë dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam i bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distance sociale.

Dimitrievski si kryetar i komunës ka zhvilluar disa takime me çka ka pasur kontakte me shumë persona. Jo më larg se dje ai pati takim edhe me funksionarët si Oliver Spasovski, Buajr Osmani Venko Filipçe dhe Arbër Ademi, të cilët tashmë do të jenë në karantinë.

Sapo mori lajmin për infektimin e Dimitrievskit, Osmani ka njoftuar se nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Vilën Vodno.

Bujar Osmani Zv Kryeministër: “Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetë-izolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokolleve”.

Edhe Ministri i arsimit Arbër Ademi për TV21 tha se do të izolohet në shtëpi dhe do të respektoj të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

“Sigurisht se menjëherë u konsultuam me autoritetet shëndetësore pas kësaj interviste menjëherë do të shkojmë për në shtëpi dhe do të ndjekim të gjitha protokollet të cilat janë të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Nga ministria e shëndetësisë do të ndjekim gjitha rekomandimet e tyre, dhe se puna jonë vazhdon prej në shtëpi”, tha Arbër Ademi, Ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe pas takimit në Kumanovë, Osmani dhe Filipçe erdhën në Shkup, ku më pas u takuan me ambasadoren amerikane në Shkup Kejt Meri Burns.

Për momentin në Kumanovë po bëhen vlerësime epidemiologjike nga Qendra lokale për Shëndet Publik dhe janë duke u analizuar kontaktet e kryetarit Dimitrievski.

Baby Boo