Kryetari i komunës Kasami takon drejtorin e kompanisë nga Kroacia


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në takim drejtorin e kompanisë “Verso Altima” me të cilin është biseduar për implementimin e teknologjive “Smart” dhe për platforma të reja bashkëkohore për “Smart City”.

“Sot me ekipin tim pritëm në takim drejtorin e kompanisë “Verso Altima”, Mario Gerençir nga Kroacia. Me z. Gerençir biseduam për implementimin e teknologjive “Smart” dhe për platforma të reja bashkëkohore për “Smart City”.
Drejtori i “Verso Altima” prezentoi kompaninë e tij dhe platformat të cilat i ka në dizpozicion për t’ju ndihmuar qytetarëve dhe Komunës së Tetovës në menaxhimin dhe dhënien e informatave të sakta dhe transparent mbi atë se çfarë punohet në qytetin tonë.

Me implementimin e këtij projekti do të mundësohet bashkëpunim në mes qytetarëve dhe Komunës. Me anë të këtyre projekteve do të mundësohet reduktimi i kostove dhe mirëmbajtjes të ndriçimit publik, parkingjeve si dhe monitorimin e mundshëm të ujit dhe ujit për pije”, shkruan në faqen e Komunës së Tetovës.

Baby Boo