Kryetari i degës së Tetovës nga Lëvizja Besa ju kërkon falje atyre që e përkrahën!


Gazmend Aliu kryetari i degës së Levizjes Besa në Tetovë ka dhënë dorëheqje, ku shkruan:

Të nderuar familjar,shok e miq, …
Në Lëvizjen Besa u inkuadrova në 2014, si lëvizje e clia thirrej në ideale dhe atedhedashuri. Me mish e me shpirt dham kontribut, i madh e i vogël, shfrytëzuam gjithë kapacitetin familjar, shoqëror, për të ngritur këtë Lëvizje e cila ishte shpresë e shqiptarve ne vend! Por çfarë ndodhi! E gjithë kjo kishte qene thjesht nje mashtrim, luftë për karrike dhe refleks i pakontrolluar per te kenaqur urine dhe apetite klanore. E dhimshme është se shfrytëzuam fjalën e shenjte BESË, keqpërdorëm fene dhe kombin duke vrapuar ne nje koalicion interesi me LSDM-ne, ne te cilin individe nga udheheqesia partiake u futen si te terbuar pa kushte dhe duke shkelur te gjitha parimet dhe zotimet partiake.
Ju informoj se jap doreheqje te parevokueshme nga posti i kryetarit te deges se Levizjes Besa ne Tetove dhe prej sot pushon cdo aktivitet i imi ne kete parti. Shpresoj dhe besoj se te njejten do ta bejne edhe shume aktiviste te ndershem te cilet padyshim gjate ketyre viteve punuan me shume besim dhe perkushtim, por jane ndier te zhgenjyer pafundesisht nga veprimet e fundit te klikes se ngushte partiake!
Dhe për në fund Ju them, haram ju qoftë I gjithë kontributi im dhe i çdo aktivisti të vërtetë për këto 5 vite!
Me sinqiritetin më të madh ju kërkoj #FALJE të gjithëve që më përkrahën pa aspak hamendje dhe dyshim gjatë këti rrugëtimi!

Me respekt
Gazmend Aliu

Baby Boo