“Kryesia e ndërmarrjes gënjen”, reagojnë 32 ish-punonjësit e Higjienës Komunale


Pas njoftimit të N.P. “Higjiena Komunale”, kanë reaguar 32-punëtorët e përzënë nga puna. Tashmë ish-punonjësit e kësaj ndërmarrjeje thonë se janë larguar nga puna për pazare politike, ndërkaq mohojnë deklaratat e Drejtorisë se të njëjtit nuk kanë qenë të rregullt në vendin e punës dhe se nuk kanë kryer detyrimet.

“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se largimi jonë është bërë thjesht për pazare politike, dhe jo për shkak të parregullsisë tonë në punë, e aq më pak për shkak se jemi të panevojshëm! Rregullsia jonë mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nënshkrimeve nëpër listat evidentuese të punëtorëve, sa i përket sistemit elektronik qëllimisht nuk u jepen të gjithëve kartelat e nevojshme pikërisht për manipulime të këtilla! Të gjitha vendet e punës nga largimi jonë do të mbushen me militant partiak, sepse ky edhe ishte qëllimi. Sipas ligjit për sistematizim Higjiena Komunale ka edhe shumë pozita tjera bosh, veç këtyre që kanë mbetur nga largimi jonë që do të thotë se arsyetimi i drejtoreshës se ishim të parregullt dhe të panevojshëm vetëm se na hap neve rrugën ligjore për të kërkuar të drejtën tonë! Arsyetimi për mos vazhdimin e kontratave të punës për 32 punëtorët e Higjienës Komunale është edhe më indinjues, ofendues, nënçmues dhe diskriminues për ne, se sa vet fakti i mosvazhdimit të kontratave!”, thuhet në reagimin e përbashkët të 32 punonjësve.

Baby Boo