Kryeqyteti korean mbyll baret dhe klubet nga frika prej valës së dytë të koronavirusit


Autoritetet në Seul kanë vendosur të mbyllen baret dhe klubet pasi u vërtetua se dhjetëra persona u infektuan nga një person që i kishte vizituar këto vende.

Mbi 20 raste të koronavirusit ishin të lidhura me një burrë 29-vjeçar, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus pasi kishte kaluar kohë në pesë klube dhe bare në Itaeëon fundjavën e kaluar.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar rritje të rasteve pasi vlerësohet se rreth 7,200 persona i kanë vizituar këto pesë lokale ku ka qenë personi i infektuar, shkruan “The Guardian”.

“Pakujdesia mund të sjellë shpërthim të infeksioneve”, tha kryetari i Seulit, Park Won-soon, duke shtuar se urdhri për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës do të hyjë në fuqi menjëherë.

Rritja e numrit të rasteve në Korenë Jugore erdhi në kohën kur vendi po i kthehet ngadalë normalitetit. Të mërkurën e kaluar, qeveria qendrore vendosi që t’i lehtësojë masat e distancimit social.

Ky shtet është vlerësuar si shembull i mirë i kontrollimit të përhapjes së sëmundjes përmes programit “përcill, testo dhe trajto”, ndonëse në fazën e parë kishte shënuar numër të madh të të infektuarve.

Baby Boo