KRYEPESHKOPI I GREQISË JEROMENOS FLET SHQIP: GJAKU UJË NUK BËHET


Në një kohë kur debatet në të dyja anët e kufirit janë ndezur sërish pas deklaratave të historianëve për origjinën e shqiptarëve, dhe të grekëve, Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeromenos habit me deklaratën e tij.

Gjatë vizitës në një kishë bizantine të arbëreshëve në Kalabri, Jeromenos e ka mbyllur fjalimin e tij duke thënë “ghiaku ui nën bëghet” që do të thotë “gjaku ujë nuk bëhet”. Kjo sipas uebfaqes greke romfea.gr.

Duket se kryepeshkopi grek ka vlerësuar historinë e arbëreshëve me një fjali të vetme që tregon se si për shekuj të tërë, pas luftrave, vuajtjeve dhe mërgimit, kurrë nuk e haruan origjinën, gjuhën, traditat.

Vizita u mbyll me recitimin e këngës së famshme “Moj e bukura Morea” nga priftërinjtë e komunitetit arbëresh të Kalabrisë.

“Që kur kam lënë, kam lënë atje dhe babai im, ku kam lënë nënën time atje dhe u largua vëllai im. Të gjithë nën tokë.”

Baby Boo