Kryemyftiu Tërrnava koordinohet me Kurtin, bëjnë thirrje të mos grumbullohen për Bajram


Sot, në prag të festës së Fiter Bajramit, Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, zhvilluan një video-takim, njofton zyra e Kryeministrit.

Kryeministri në detyrë, duke i uruar Fitër Bajramin, e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ai dhe Bashkësia Islame, si autoritete morale dhe fetare, kanë dhënë në respektimin e rregullave dhe masave për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ky muaj i shenjtë për muslimanët këtë vit ka qenë edhe më i veçantë. Gjatë tij, përpos vetëpërmbajtjes nga ushqimi dhe pija, dhe solidaritetit me ata në nevojë, është paraqitur nevoja edhe për përmbajte kolektive ndaj masave të Qeverisë dhe udhëzimeve të ekspertëve shëndetësorë për t’iu shmangur grumbullimit të turmave në hapësira të mbylluar dhe vizitave familjare, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit me COVID-19.

Myftiu Tërnava tha se respektimi i institucioneve dhe profesionalistëve të fushës është parim fetar kurse mbrojtja e shëndetit publik është obglim i atillë. Në shërbim kësaj, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Myfitu Ternava përsëritën thirrjen drejtuar qytetarëve që t’i shmangin vizitat tradicionale familjare në nder të Fiter Bajramit pasi që virusi vazhdon të jetë në mesin tonë. Sipas ekspertëve shëndetësorë, përhapja me e madhe e virusit bëhet pikërisht gjatë vizitave familjare, në ​ambiente të mbyllura, ku ndërveprimi fizik është i afërt.

Relaksimi i masave nuk do të thotë relaksim i plotë dhe nënvlerësim të virusit. Kujdesi dhe vëmendja duhet të vazhdojnë të jenë e njëjtë.

Baby Boo