Kryeministrja e Zelandës së Re e nis fjalimin para Parlamentit me “Selam Alejkum”


Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern është betuar se asnjëherë nuk do ta përmend emrin e ekzekutuesit në dy xhami në qytetin Krajstçerç i cili ua mori jeten 50 personave.

“Ai priste shumë çka nga akti i tij barbar, ndërsa u bë i famshëm vetëm për të zi – për këtë arsye asnjëherë nuk do ta përmend emrin e tij” ka thënë Ardern në fjalimin e saj para Kuvendit të Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re fjalimin e ka filluar me “Selam Alejkum”, që do të thotë “paqja qoftë mbi ju”.

Për rastin në dy xhamitë është kapur nga policia australiani Brenton Tarant i cili veten e quan supermatist.

“Ju përgjërohem, tregojini emrat e atyre që humbën jetën, para njeriut që i ekzekutoi ato. Ai është ekzekutues. Ai është njeri i ndyte. Ai është gjitcka e shemtuar. Mirëpo ai, kur unë flas do të jetë njeri pa emër” ka thënë kryeministrja.

Baby Boo