Kryeministri Zaev mbron sekretarin e përgjtihshëm, Dragi Rashkovski


Kryeministri Zoran Zaev u vendos bindshëm në anën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, në lidhje me aferën për rregullim tenderi. Zaev vlerëson se Rashkovski nuk ka qenë arrogant në prononcimin e tij por që mediat s’mund ta bëjnë sallatë me kritika për punën e tij.

Ne jemi qeveri transparente dhe e duam qasjen kritike të mediave por nuk do ta bëni dikë sallatë kur doni dhe si doni si person fizik. Qeveria nuk do të dorëzojë padi. Puna jonë nuk është që të paditemi me gazetarët dhe me mediat por secili individ si person fizik ka të drejtë ta ruaj dinjitetin personal sepse vetëm ashtu do të jemi një vend normal. Kur pranojmë funksione të caktuara për t’i shërbyer popullit kjo nuk nënkupton se secili mund të jetë theks boksi qoftë edhe kur e meriton ose jo- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri sqaroi se biseda në zyrën e Rashkovskit të cilën e publikuan ditë më parë mediat, nuk ka qenë për rregullim tenderi por për vazhdimin e procedurës për tenderin e vendosur vite më herët. Rashkovski, sipas tij, ka qenë i autorizuar të përshpejtojë procedurën. Kryeministri bëri të ditur se së shpejti do të ketë procedim penal sa i takon ngatërresave të procedurës për furnizim me pajisje për sistemin e radarit për M-Nav.

Opozita kërkon zbardhjen e rastit. Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa thotë se institucionet kompetente duhet të merren me rastin por si opsion duhet të ishte dorëheqja morale e Rashkovskit.

Është fakt se ekziston një incizim që ka indikacione të qartë për rregullim të një tenderi dhe absolutisht në rrethana normale, në shtete ku funksionon drejtësia, prokuroria do të ishte marrë shumë seriozisht më këtë çështje aq më tepër që pikërisht kjo qeveri erdhi duke luftuar regjimin e kaluar të rregullimit të tenderave apo të çështjeve që kanë pasur të bëjnë me krimin dhe korrupsionin, etj. Mendoj se e rrugës për të dhënë një mesazh pozitiv ka qenë që sekretari i përgjithshëm i qeverisë të ofrojë dorëheqjen e tij- tha Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët deklaron se duhet organet e hetuesisë, pa ndikime politike të bëjnë punën e tyre në këto raste.

Vazhdimisht kemi pretenduar që të ketë institucione legjitime, gjyqësi të pavarur, e cila në formë të pavarur do t’i trajtojë dhe hetojë këto çështje pa presion politik. Jemi në përgjithësi që të lihen institucionet e lira por para së gjithash ata të drejtësisë duhet të kenë një kredibilitet dhe një pavarësi gjyqësore- pohoi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

VMRO-DPMNE-së kishte kërkuar përgjegjësi nga Rashkovski dhe kryeministri për këtë afer si dhe kishte dorëzuar në prokurori materialet nga biseda e incizuar. Rashkovski akuzohet nga opozita se ka rregulluar tender për M-Nav me vlerë prej 7 milion eurove për kompaninë shtetërore italiane Leonardo.

Baby Boo