Kryeministri Zaev i pavendosur për dorëheqjet: “Ndoshta do t’i pranojë dorëheqjet, ndoshta jo!”


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke folur për tra*gjedinë në Tetovë gjatë një aktiviteti të tij, tha se për këtë tra*gjedi ka pasur përgjegjësi morale nga ana e drejtorit të Spitalit, drejtorit ekonomik, si dhe zëvendësministrit dhe ministrit.

“Unë ndoshta nuk do ti pranoj dorëheqjet, por ndoshta do ti pranoj. Por, përgjegjësia morale është bërë. Se a do duhet të ketë lloj tjetër të dorëheqjes, do ta thonë organet e hetuesisë. Mua më duhen të dhëna të sakta, çfarë do të ndodh me pandeminë, çfarë do të mësojmë, a duhet të rre*zikojmë kohë shtesë, sa do të na kushtoj jetë njerëzish”, ka thënë Zaev.
Ai përsëriti se është kërkuar ndihmë nga të gjitha institucionet e pavarura, ndërsa edhe përkrah asaj që paraprakisht ka kërkuar korrigjim në punën e gjyqësorit, Zaev tha se hetimi duhet të lihet në punën e prokurorëve.

Baby Boo