Kryeministri nuk uroi për fitoren e shqiptarëve të ekipit kombëtar të Zvicres


Vëmendje e madhe iu kushtua mbrëmë dy golave të shënuar nga shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në ndjeshjen Serbi-Zvicer. Njëherit golat e tyre vulosën fitore për kombëtaren e Zvicrës, e cila e vë atë buzë kualifikimit në raundin tjetër në Kupën e Botës.

Edhe pse rrjetet sociale u mbushën me fotografi të djelmoshave të cilët i bënë krenarë gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka thënë asnjë fjalë për fitoren e madhe.

Pothuajse askush nuk ka mbetur pa komentuar e pa përkrahur Xhakën e Shaqirin nga fytyrat publike, por heshtja e kryeministrit karshi kësaj ngjarjeje është vënë re tash kur kanë kaluar pothuajse 24 orë që nga përfundimi i ndeshjes.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka ngushëlluar familjen Sinani për vdekjen e hershme të basketbollistit, Gazmend Sinanit. Më pas ka postuar edhe për rizgjedhjen e tij si kryetar i AAK-së. Duke vazhduar të mos e komentojë paraqitjen e shkëlqyer të Xhakës dhe Shaqirit.

Mediat më të mëdha në botë si: New York Times, The Guardian, The Telegraph, The Independent, Reuters etj, i kushtuan shkrime në ballinat e tyre shënimit të golave të dy kosovarëve dhe mënyrën e festimit të tyre. /Gazeta Express

Baby Boo