Kryeministri Kurti thotë se sërish në Kosovë mund të ketë lu*ftë


Kryeministri Albin Kurti ka thënë edhe një herë se nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të ketë lu*ftë. Ai, një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, ka përmendur stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, derisa thotë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se s’do të ketë kurrë më konflikt.

“Nëse nuk ka përgatitje për lu*ftë, atëherë pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që i kanë pasur janë quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’”, citohet të ketë thënë Kurti.

Shefi i qeverisë tha se përderisa serbët ëndërrojnë për Kosovën si pjesë e Serbisë, ato ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë lu*ftë pa Serbinë dhe as paqe pa shqiptarë.

Gjëja më e rrezikshme, sipas Kurtit, është se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë ‘nënën’ e tyre dhe kjo krijon rrethana me shumë rrezik dhe ankth në Ballkan. Një deklaratë të tillë kryeministri kosovar e kishte dhënë edhe për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një lu*ftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta”, kishte deklaruar Kurti në intervistën e dhënë në muajin gusht./klankoskova

Baby Boo