“Kryeministri Kurti nëse e don UÇK-në, duhet ta largoi menjëherë këshilltarin e tij”


Kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi ka reguar pas deklaratës së këshilltarit të Kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi se UÇK-ja ka kryer krime.

Kelmendi thotë se nëse Kurti beson në luftën e pastër të UÇK-së duhet menjëherë ta largoi nga kabineti i tij Shkelzen Gashin i cili në vazhdimësi fyen luftën e pastër të UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti nëse beson në luftën e pastër të UÇK-së duhet menjëherë ta largoi nga kabineti i tij Shkelzen Gashin i cili në vazhdimësi fyen luftën e pastër të UÇK-së.
Është e tmerrshme se si një këshilltar i kryeministrit Kurti merr rrogë nga taksat e qytetarëve, ndërsa në anën tjetër e fyen ushtrinë çlirimtare që ia solli lirinë këtyre qyterarëve.

UÇK-ja për neve ka qenë, është dhe do të mbetet ushtria çlirimtare e cila së bashku me NATO-n e çliruan Kosovën nga regjimi i Serbisë, regjim ky që shkaktoi një gjenocid dhe terrorizëm mbi popullin e Kosovës.

Baby Boo