Kryeministri Kurti: “Në dy vitet në vijim, do t’i ndajmë 70 milionë euro për investime në Trepçë” (VIDEO)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dy vitet në vijim do t’i ndahen 70 milionë euro për investime në Trepçë për 2022 dhe 2023.
Gjatë vizitës në këtë ndërmarrjeje me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kurti tha se në takim me udhëheqjen e Trepçës, kryesin e bordit dhe ushtruesin e ri të detyrës së kryeshefit, diskutuan mbi situatën aktuale në Trepçë.

“Mund të them që jam i inkurajuar me faktin që në muajin shtator ka pasur prodhim shumë të madh në Trepçë, kemi nxjerrje mbi 16 mijë ton xehe në shtator vetëm në minierën e Stantergut, dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës në Artanë. Në anën tjetër është lajm i mirë për Trepçën që çmimet e metaleve janë ngritur. Plumbi dhe zinku janë ngritur, janë të larta si asnjëherë më herët. Mbi 3,500 dollarë për ton zinku dhe rreth 2.500 për ton plumbi. Jemi të lumtur që kur ishim në qeverisje në pranverën e kaluar e kemi dëshmuar se jemi shumë të interesuar për Trepçën, dhe këtë e kemi bërë konkretisht dhe materialisht”.

“Në kushtet e pandemisë, kur ishim në gjendje të vështirë politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Në dy vitet në vijim do t’i ndajmë së paku 70 milionë euro për investime për 2022 dhe 2023. Me projektin tonë për fondin sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik Trepçën”, tha Kurti.

Baby Boo