Kryeministri kroat, djalit të Sheshelit: Serbia është përgjegjëse për krimet në Kosovë


Serbia është përgjegjëse për agresionin në Kroaci, por para kësaj ajo është përgjegjëse edhe për agresionin dhe luftën në Kosovë, Slloveni e Bosnjë.

Kjo është deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, e dhënë sot në Strasburg, ku i kundërpërgjigjet haptaz djalit të liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, Aleksandar Sheshel dhe deklaratave të tij për vizitën e Plenkoviqit në Këshillin e Evropës.
“Për mendimin tim, qëllimi i Këshillit të Evropës është thirrja për demokraci, për respektim të të drejtave të njeriut për sundimin e ligjit dhe për anti-fashizëm. Para nesh kemi një njeri i cili lavdëron, Jasenovacin, një kamp përqendrimi për 700 mijë serbë, hebrenjë dhe romë”, ishte deklarata e Sheshelit, transmeton lajmi.net.

“Lidershipi i Këshillit të Evropës duhet të të jetë i turpëruar”, shtoi më tutje Sheshel.

Mirëpo një deklaratë e tillë tendencioze nuk ka lënë pa reagim kryeministrin e Kroacisë.

“Kryetari i kësaj partie, babai i tij është një kriminel i dënuar me burg. Përfaqësuesit e kësaj partie qëndrojnë prapa idesë së “Serbisë së madhe “, e cila sipas tyre do të përfshinte territore edhe të shteteve të tjera”, u shpreh Plenkoviq.

E edhe më direkt, Plenkoviq ishte në deklaratën e tij ku përmendi edhe Kosovën dhe gjenocidin serb të kryer në Ballkan.

“Serbia është përgjegjëse për krimet dhe agresionin në Kroaci. Por para kësaj ajo është përgjegjëse edhe për luftërat dhe agresionin në Bosnjë, Kosovë e Slloveni”, vazhdoi më tutje Plenkoviq.

Kjo deklaratë e kryeministrit kroat shkaktoi reagime të mëdha tek delegacioni i Serbisë në asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës, duke kërkuar një mbledhje urgjente të këtij trupi pas siç i quajtën ata, këtyre deklaratave ‘skandaloze’.

Baby Boo