Kryeministri italian: Prishtina ta tërheq taksën dhe do ta mundësojë dialogun

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka thënë në Beograd se Prishtina duhet ta heq taksën dhe të lejojë vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Baby Boo

Conte ka konfirmuar mbështetjen e Italisë ndaj Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe përpjekjet e Serbisë për të arritur një kompromis me Prishtinën, transmeton Klan Kosova.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shefi i ekzekutivit italian tha mes tjerash se masat e Prishtinës nuk çojnë askund dhe se dialogu është e vetmja rrugë e vetme që përshpejton rrugën drejt BE-së.