Kryeministri i Sllovenisë nuk njeh Joe Biden si president të SHBA


Kryeministri i Sllveniosë Janez Jansa uroi ish-presidentin Donald Trump të mërkurën në mëngjes për postin e kreut të shtetit akoma pa u shpallur fituesi.

Ndërkohë dje ai akuzoi demokratët për mashtrim masiv të votuesve. Duke zgjedhur gjuhën e Donald Trump, ai e quajti të padrejtë procesin e votimit ndërsa deklaroi se gjykatat do të vendosin në favor të Trump. Mediat që mbështesin Jansa në shtetin Slloven kanë publikuar raporte fiktive që flasin për mashtrim të votuesve.

Jansa ka udhëhequr një fushatë kundër emigrantëve. Ai e ka mbështetur Donald Trump para zgjedhjeve edhe për shkak se bashkëshortja e tij Melania është me origjinë sllovene.

Janez Jansa u rikthye në pushtet 5 vjet pasi dha dorëheqjen dhe u burgos me akuzë për korrupsion. 25% e zgjedhësve mbështetën platformën e tij kundër emigrantëve.

Baby Boo