Kryeministri i ri, Albin Kurti, në asnjë çast nuk e përmendi figurën e Ibrahim Rugovës


Në një seancë parlamentare të stërzgjatur, është votuar Qeveria e re me kryeministër Albin Kurti, ky i fundit në fjalimin e tij përmendi shumë figura historike, por në asnjë rast nuk u përmend ish-Presidentin, Ibrahim Rugova.
Qeveria e re me kryeministër, Albin Kurti, u votua sot me 66 vota pro dhe 10 abstenime.
Gjatë kësaj seance foli edhe kryeministri i ri, Albin Kurti, ai përmendi shumi figura historike që kanë kontribuar për kombin dhe shtetin e Kosovës, por në asnjë rast, presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugoven.
Kurti tha se jemi pasardhësit e Skënderbeut, Fan Nolit, Ukshin Hotit e Adem Jasharit.
Kryeministri i ri, për asnjë çast nuk e ka zënë në gojë, ish presidentin Ibrahim Rugova,

“Ajo që ngjante e pamundur doket kështu është populli që me zgjedhje të lirë i dhanë përparim shtetit. Po jetësojmë entuziazmin dhe shpresën e qytetarëve të dhënë me 6 tetor. Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut, Fan Nolit, Ukshin Hotit e Adem Jasharit sepse ata na dhanë jetën për të jetuar të lirë ata sakrifikuan për ne kundër korrupsionit. Sot nuk fitoi Vetëvendosja po qytetarët e Kosovës. Sot shtetin e fitoi populli e ne jemi vetëm shërbetor. Ne jemi të zëvendësueshëm.Unë do të jem kryeministër i të gjithëve. Sot fillon puna jonë e palodhshme. Sot mbaron krijimi i vjetër i politikës. Sot ftojë të gjithë te distancohen dhe të luftojnë korrupsionin”, ka deklaruar Kurti pak momente pas marrjes së detyrës, duke mos përmendur në asnjë moment Ibrahim Rugovën.

Duhet theksuar se personalitete të shumta politike e kanë vlerësuar vazhdimisht lart figurën dhe rolin e Ibrahim Rugovës, në bërjen e shtetit të Kosovës. Pavarësia dhe miqësia e Kosovës me botën demokratike perëndimore, janë vlerësuar se personifikohen me figurën e Rugovës.
Vepra dhe trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës është vlerësuar si angazhim jetësor për ta forcuar Kosovën si shtet ligjor dhe demokratik, të inkuadruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Baby Boo