Kryeministri i qeverisë së parë të Palestinës ka qenë shqiptar


shkruan: Daut Dauti

Këto dokumente janë nga Arkivi Kombëtar Britanik, që janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it, dhe flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1883-1963), një shqiptarë i lindur në Sidon apo Saida të Libanit.

Pasi që ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti.

Hilmi Pasha ka qenë një lloj gjeniu në financa, por edhe në politikë dhe ushtri. Në Perandorinë Otomane ka shërbyer disa herë si ministër i financave dhe si ushtarak kishte gradën e gjeneralit. Pas rënies së Perandorisë Otomane, ai shërbeu si ministër dhe këshilltar i financave në disa vende arabe dhe është themelues i bankave të para arabe.

Pasi që gëzonte popullaritet të madh dhe pasi që kishte ndihmën e dinastisë shqiptare të Egjiptit, Hilmi Pasha u zgjodh kryeministër i qeverisë palestineze. Kjo qeveri kishte 8 ministra arabë të Palestinës, dy nga të cilët ishin të krishterë. Qeveria e Hilmi Pashës ka funksionuar disa vite, por ra nën hije dhe u bë e parëndësishme pasi që Amerika dhe disa vende evropiane kishin tjera plane, të cilat po shihen edhe sot. Për të ka të dhëna edhe në wikipedia ku dëshmohet origjina e tij shqiptare.

Baby Boo