Kryeministri i Britanisë shtrihet në spital pas 10 ditë infektimi me koronavirus


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është pranuar në spital për teste pasi tregoi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit 10 ditë pas testimit pozitiv.

Një zëdhënëse e Downing Street tha: «Me këshillën e mjekut të tij, Kryeministri sot është pranuar në spital për testime.

“Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit 10 ditë pas testimit pozitiv për virusin. ”

Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”

Baby Boo