Kryeministri Hoti: Numri i rasteve po bie për shkak të masave që morëm si Qeveri


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka lavdëruar pak punën e tij dhe të ekzekutivit duke thënë se numri i rasteve me COVID-19 po bie për shkak se kanë marrë një varg vendimesh.
Hoti tha se edhe pse u paralajmërua një valë e dytë e shpër*thimit në vjeshtë, ajo po duket se filloi më herët sapo u hoqën kufizimet që ishin në fillim të pandemisë.

Sipas tij Qeveria që udhëheq ai mori vendime dhe tani numri i rasteve ka filluar të bie shkaku i kësaj dhe virusi nuk po përhapet.
“Unë besoj që në këto 4-5 ditët e fundit numri i të prekurve ka filluar të bie për shkak të masave të marra por jo në masën që ne dëshirojm, por unë pres që për një javë apo dy të përgjysmohet ndoshta numri i të prekurve, ndoshta edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të masave”.

“Na është dashur të marrim vendime për kufizime sidomos në gastronomi. I kemi centralizuar kapacitet shëndetësore. Kemi bërë riorganizimin e plotë të klinikave duke i kthyer në funksion për pacientët me Covid-19. Kemi krijuar kapacitete shtesë në spitalet regjionale, por edhe spitalet private janë rekomanduar që të vënë në dispozicion kapacitetet e tyre nëse rritet numri i të infektuarve. Kemi angazhuar gjithë personelin mjekësor në shërbim të pacientëve. Ministria e Shëndetësisë është urdhëruar të mobilizojë edhe stafin shëndetësor që s’është fare i punësuar”, tha Hoti.

Baby Boo