Kryeministri Hoti ende me Covid-19, kjo është gjendja e tij


Këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri, tregoi për për gjendjen e kryeministrit. Me 2 gusht njoftoi se është infektuar me virusin korona. Në statusin e tij në Facebook kryeministri Hoti pati treguar se simptoma e tij e vetme është një kollë e lehtë.

E tash kur kanë kaluar 2 javë që nga dita kur rezultoi pozitiv me koronavirus, Avdullah Hoti është në gjendje të mirë shëndetësore. Ani pse gjatë së dielës, u raportua se ai është shëruar nga Covid 19 një gjë e tillë nuk u konfirmua nga këshilltari i tij për media Xhavit Beqiri.

Baby Boo