Kryeministri holandez Rutte të mërkurën për vizitë në Shkup, pritet në takim nga kryeministri Zaev


Kryeministri holandez Mark Rutte pasnesër do të arrijë për vizitë në Maqedoni.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Holandës në vend, i cili do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Një muaj më parë, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri holandez tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që ka për të zhbllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë.
Rutte më pas shprehu shpresën se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve bullgare në nëntor.

Baby Boo