Kryeministri bullgar ua numëroi veturat luksoze pronarëve që i përjashtojnë punëtorët dhe kërkojnë ndihmë nga shteti

Nëse pronarët e ndërmarrjeve mund të vozisin automjete luksoze, atëherë mund t’i rezistojnë edhe krizës dhe t’i mbajnë punëtorët, porositi kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe e publikoi listën e veturave luksoze në Bullgari, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Sot në Bullgarinë e varfër ka tre Bugati si të Ronalldos, madje 241 Bentli, 123 Ferari, 54 Mejbah, 22 Meklaren, 87 Lamborxhini, 311 Maserati, 84 Rolls Rojs se di nëse jam i sigurt, por për këtë jemi të parët në Evropë, 280 Hamerë, 400 Jaguarë dhe afër 5.000 automjete të tipit Porshe. Nëse çdo punëdhënës do ta shittë nga një automjet, do të sigurojë rrogë për të gjithë të punësuarit, dhe jo tërë kohën të kërkojë ndihmë nga shteti”, thotë Borisov.

Ai duke u vozitur me automjet, ka treguar një pjesë të aktiviteteve ndërtimore në Bullgari, ndërtimin e urave dhe rrugëve të rëndësishme, duke dëshiruar që qytetarëve t’u tregojë se si do të duket Bullgaria kur të fillojnë të punojnë me punë.

Borisov ka biseduar edhe me punëtorët ndërtimorë dhe pastaj i ka lavdëruar, por i paralajmëroi që të mbajnë maska.