Kryeministri belg kritika të ashpra kundër të pavaksinuarve


Kryeministri belg Alexander De Croo ngriti tonin kundër personave që refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19, që, sipas tij, po pengojnë lehtësimin e kufizimeve në të gjithë vendin.
“Kjo epidemi po bëhet një epidemi e njerëzve të pavaksinuar! Rre*zikimi i njerëzve të tjerë është një e drejtë që nuk na lejohet ta kemi”, pohoi lideri liberal flamand.

Që nga 1 tetori, mbajtja e një maskë në teori nuk do të jetë më e detyrueshme në dyqane, kafene dhe restorante, por do të mbetet e detyrueshme në transportin publik, stacione, aeroporte dhe institucionet e kujdesit shëndetësor.
Por në rajonin e Brukselit (19 bashkitë e kryeqytetit) nuk do të zbatohet kjo mundësi fleksibiliteti, sepse shkalla e vaksinimit të plotë të të rriturve është vetëm 64 për qind, shumë më poshtë mesatares kombëtare (84 për qind).

“Vaksinimi është zgjidhja e vetme për të provuar zhd*ukjen graduale të virusit”, theksoi ish-kryeministri Elio Di Rupo.
Në nivel kombëtar, autoritetet regjistruan midis 1 janarit dhe 8 gushtit “19 723 shtrime në spital të pacientëve me COVID-19” dhe gati 98 për qind e tyre nuk ishin të vaksinuar.

Baby Boo