Kryeministri austriak dekoron me medalje ari dy policët që qëlluan terroristin


Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurz i ka dekoruar me Medaljen e Artë të Meritave dy policët që e eliminuan sul*muesin gjatë su*lmit terr*orist të së hënës në Vjenë. “Me veprimet e tyre të guximshme dhe me përkushtim me jetën e tyre, këta dy zyrtarë policorë e eliminuan vr*asësin gjatë su*lmit të së hënës, duke e prandaluar më të keqen”, shkroi shefi i qeverisë austriake në Facebook.

Ai njoftoi se medaljet policëve ua ka ndarë dje (të enjten) dhe policët e dekoruar janë pjesëtarë të forcave speciale “WEGA”. “Dje, i falënderova dy zyrtatët e WEGA-s për tërë forcat emergjente dhe i shpërbleva ata me Shenjën e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë”, shkroi kryeministri Kurz.

Në fotografinë e publikuar në llogarinë e kryeministrit dy policët e dekoruar janë me maska dhe nuk mund të identifikohen. As vetë kryeministri nuk i ka publikuar emrat e tyre.

Ndryshe gjatë su*lmit të tmerrshëm të së hënës në Vjenë katër persona u vr*anë dhe 23 të tjerë u pla*gosën. Sul*muesi me prejardhje shqiptare, me prindër nga Maqedonia Veriore i identifikuar si Kujtim Fejzulai 20 vjeç u v*ra nga policia. Ai kishte shtetësi austriake dhe maqedonase ndërsa më parë ishte arrestuar pasi ishte përpjekur të merrte pjesë në lu*ftën në Siri si pjesë e ISIS-it.

Baby Boo