Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko akuzon Rusinë për spastrim etnik ndaj popullit ukrainas


Në vazhdën e lu*ftës ruse në Ukrainë që vazhdon që nga 24 shkurti, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, akuzoi Rusinë për spastrim etnik kundër popullit ukrainas. Klitschko vizitoi një park në kryeqytet që pritet të emërtohet “Heronjtë e Mariupolit”, ku mori pjesë në një program të mbjelljes së fidanëve. Kryebashkiaku Klitschko, në një prononcim më pas tha se këtu kishte një skulpturë në emër të miqësisë mes Moskës dhe Kievit, por që Rusia nisi sulm ndaj Ukrainës. Ai theksoi se ushtria ruse kreu masakër kundër popullit ukrainas.

“Si mund të flasim për miqësi ndërkohë që Rusia po na sulmon, po spastron etnikisht popullin ukrainas dhe po shkatërron popullin ukrainas dhe qytetet ukrainase?”, tha Klitschko. Ai njoftoi se nesër do të mbahet një votim në Këshillin Bashkiak të Kievit për të emërtuar parkun në fjalë “Heronjtë e Mariupolit”. Klitschko tha se në seancën e nesërme do të votohet edhe për ndryshimin e emrave të rrugëve, bulevardeve dhe metrove që mbajnë emrat e Moskës dhe Minskut në Kiev./Anadolu Agency/

Baby Boo