KRRE vendosi, nga 1 gushti ulen çmimet e nxemjes qendrore


Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup është zvogëluar, ka vendosur në seancën e sotme Komisioni Rregullator i Energjisë. Rënia më e madhe do të ndihet nga përdoruesit e kompanisë BEG, me 3.1%. Çmimi i ELEM-it do të jetë më i ulët për 1.3%, ndërsa Shkup -Veriu do të ulet me 0,7%. Çmimet e reja do të aplikohen që nga 1 gushti i këtij viti.

“Çmimi i ngrohjes në Ballkan Enerxhi Grup është zvogëluar për 3,1 për qind. Ndoshta kjo do t’ju duket se kjo ulje është minimale, por dua të theksoj se ky reduktim përballohet nga kushtet kur çmimi i gazit natyror, i cili përbën gjashtëdhjetë për qind të kostos totale të përcaktimit të çmimit të ngrohjes, është rritur për afërsisht 40 për qind në raport me vitin e kaluar” – tha Kryetari i KRRE-s%, Marko Bislimovski.

Krahas kësaj, KRRE për 8.4 për qind e ka ulur çmimin për shpenzimet fikse që e paguajnë përdoruesit e përjashtuar nga sistemi i energjisë së ngrohjes. Lidhur me njoftimin e Qytetit të Shkupit se do të marrë përsipër shpërndarjen e energjisë termike, Bismoloski thotë se kompania e sapoformuar e qytetit ende nuk ka aplikuar për licencë, dhe BEG nuk e kundërshton përfshirjen e tyre në sistemin fare.

Baby Boo