KRRE sot vendos për çmimet e reja të derivateve


Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) sot pritet të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës, çmime që do të vlejnë deri në fillim të javës tjetër. Ndryshe, nga KRRE gjatë javës së kaluar njoftuan për ulje të çmimit të benzinës BS-98 për 1,5 denarë, ndërkaq u shtrenjtua çmimi i dizelit për gjysmë denari. Çmimet aktuale janë:

Benzina EUROSUPER BS-95 – do të shitet për 75,00 (denarë/litër).
Benzina EUROSUPER BS 98– do të shitet për 77,00 (denarë/litër).
Nafta EURODIZEL BS (D-E V) – do të shitet për 68,00 (denarë/litër).

Baby Boo