KRRE me njoftim për qytetarët


Qytetatarët të jenë të qetë, sezoni i ngrohjes do të fillon me kohë, gjegjësisht më 15 tetor. Kështu deklaroi kryetari i Komisioni Rregullator për energjetik, i cili informoi se KRRE ia dha tre licenca SHA EMV-së për prodhim të rregulluar të energjisë termike, distribium dhe furnizim, me çka sipas Bislimovskit janë  janë plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e sezonit të ngrohjes në Qytetin e Shkupit.

“Temperatura do të qëndrojë në 21 gradë Celsius.  Presim që në ditët e para të ketë probleme të caktuara të zakonshme me nxemjet. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë durim. Gjithçka që duhet të ndërmarrë EMV, do të ndërmerret në mënyrë që nxehtësia të arrijë në çdo apartament. Ne i bëjmë thirrje ESM të operojë në një regjim funksionimi optimal në mënyrë që të kursejë karburantin për prodhimin e nxehtësisë.” – tha Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Bislimovski tha se tetori dhe nëntori nuk do të jenë muaj problematik, për shkak se pritet që temperaturat të jenë të larta.

I pyetur në lidhje me mos-funksionimin e TE-TO-s për shkak se ende nuk po mund të gjejë gaz të lirë, Bislimovski tha se kjo nuk do të ndikojë në sezonin e ngrohjes.

“Shkupi deri në vitin 2012 ngrohej pa TE-TO dhe tani do të mund të ngrohet patë. Kërkoj që të mos krijojmë panik të panevojshëm dhe të mos ngremë histeri te qytetarët. Serbia, e cila ka çmim shumë më të ulët të gazit dhe rezerva gazi, shtyu sezonin e ngrohjes me një javë. Pra, besoni në institucionet” – deklaroi Bislimovski.

Licenca e prodhimit për EMV-në është e dhënë deri më prill të vitit 2023, licenca e shpërndarjes për një afat maksimal 35 vjet dhe licenca e furnizimit për një afat maksimal 10 vjet.

Baby Boo