KRRE: “Konsumatorët e lidhur në Ballkan Enerxhi Grup të vazhdojnë t’i paguajnë me rregull faturat mujore”


Ushtruesi i tanishëm i veprimtarisë energjetike, i cili ka kërkuar ndërprerjen apo të cilit i është hequr licenca, në përputhje me Ligjin e Energjetikës është i detyruar të mundësojë shërbimin publik deri sa të zgjedhet ushtruesi i ri i veprimtarisë energjetike, respektivisht në këtë rast të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike. Deri në zgjedhjen e ushtruesit të ri të veprimtarisë energjetike, BEG-u ka për detyrë të ushtrojë veprimtarinë publike të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike.

Nga ana tjetër, në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike dhe me Sistemin Tarifor, konsumatori është i detyruar që rregullisht t’i paguajë faturat e shërbimit të kryer.
Konsumatori ka për detyrë ta paguajë shumën e faturës dhe faturat e papaguara nga muajt paraprakë kalendarik të cekur në faturë për muajin e fundit kalendarik – qëndron në Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, njoftojnë nga KRRE.

Baby Boo