Kroatët ua ndërrojnë emrin qebapëve, ja si do të quhen


Qebapët me emrin e ri shërbehen në një restorant në Zagreb në brumë picash, me një sallatë franceze dhe shumë qepë.
Kështu, restoranti në Kajzerica të Zagrebit, paraqiti një risi gastronomike – të quajtur bluarës.
Nëse kjo ju kujton një pjatë që tashmë ekziston – bëhet fjalë për qebapët.
Pronari i restorantit në Zagreb tregon se ata vendosën për emrin e ri të pjatës në mënyrë që të mos ofendojnë fqinjët.

“Duke pasur parasysh që Bosnja dhe Hercegovina konsiderohet një vend i qebapëve, ne vendosëm të nisim diçka që do të ishte e jona – kroate. Për të mos ofenduar njerëzit nga vendi fqinj dhe mos i quajmë qebapë, ne vendosëm të bëjmë – bluarje”, thekson Domagoj Delaq, pronari i restorantit.
Siç thotë ai, ata provuan përbërësit për “bluarësit” për një kohë të gjatë në mënyrë që të dalin me recetën perfekte.

Baby Boo