Kriza me Virusin Korona ka shtrenjtuar çmimet e pemëve dhe perimeve


Çmimet e pemëve dhe perimeve nga fillimi i virusit korona në vend vazhdimisht kanë shënuar rritje, në veçanti në tre muajt e kaluar. Sipas të dhënave nga Enti shtetëror i statistikës, në tregje thuajse askund nuk mund të gjenden domate më lirë se 80 denarë, ndërsa trangujt nga 60 deri në 80 denarë. Edhe pemët janë me çmime të shtrenjta, për shembull dredhëzat dhe vishnjat nuk mund të blihen më lirë se 100 denarë për një kilogram.

Enti shtetëror i statistikës

PERIUDHA PEMË PERIME
– MARS 7,2% 0,4%
– PRILL 9,0% 9,1%
– MAJ 7,2% 0,3%

Qytetarët në muajt e fundit janë psiqikisht të lodhur, por ende nuk kemi arritur pasqyrën reale të krizës, thotë sociologu Ilija Acevski. Sipas tij, në fillim të dimrit qytetarët do të ballafaqohen me vështirësi të mëdha financiare.

Pasojat e kësaj që po ndodhë ende nuk janë shfaqur realisht në skenë. Ende ka rroga, pensionet rrjedhin, por ajo që e tregojnë analizat për 50% të sektorit real, për dy deri tre muaj do shfaqen pasojat shumë ashpër. Krizën tani për momentin po e ndjejmë psiqikisht, e jo në kuptim material. Më vonë këtë do e ndjejmë edhe në kuptim material – deklaroi Ilija Acevski, sociolog.

Nga fillim i krizës në vend thuajse në gjithë sektori privat punonjësit marrin rroga më të vogla. Sipas të dhënave nga Agjencia e punësimit, vetëm në tre muajt e fundit më shumë se 15 mijë
njerëz mbetën pa punë.

Baby Boo