Kriza ekonomike, rritja e çmimeve, qytetarët: Të papërballueshme, pagat janë të ulëta


Paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, produkteve bazë, si dhe çmimet e reja të derivateve të naftës, kanë shqetësuar tej mase qytetarët e vendit. Qytetarët për TVM2 shprehen se rritja e çmimeve do të ndikojë shumë në xhepin e tyre, çmimet e larta nuk do të mund t’i përballojnë sepse rrogat janë të ulëta.
“Kjo do të jetë shumë keq edhe për mua por edhe për të gjithë.”,- u shpreh një qytetar.
“12 mijë denarë kam pension hiq nuk mund të marrim asgjë, por edhe këta tregtarët nuk kanë llogari. Shumë është ai 50% për neve.”,- theksoi një qytetar.

“Qe vetëm dalim edhe ecim edhe nuk marrim asgjë, aq pension kemi. Nëse çmimet vazhdojnë të rriten atëherë nuk do të marrim asgjë nuk ke çka. me 12 mijë denarë a rrymën ta paguajmë, për të ngrënë apo për veshmbathje a të mendojmë për fëmijët për në shkollë.”,– u shpreh një qytetar.
“Rrogat e ulëta dhe kjo do të ndikoj tek ne sepse edhe papunësia e madhe është.”,- u shpreh një qytetar.
“Jemi mësuar me rritjen e çmimeve ata që dëmtohen janë qytetarët.”,- tha një qytetar.

“Kjo do të jetë shumë e vështir jo vetëm për mua personalisht. Shteti duhet të mendojë për popullatën e vet me të vërtet rrogat janë për askund shumë të ulëta. Gjithashtu mendohet që të rritet çmimi i rrymës elektrike e atëherë do të kemi rritje në gjitha anët.”,- deklaroi një qytetar.
Tregtarët: Rritja e çmimeve dobëson tregun
Tregtarët thonë se kjo do të ndikojë edhe tek ata sepse nëse ka rritje të çmimeve atëherë nuk do të ketë as shitje të produkteve.

“Në përgjithësi do të na dëmtojnë neve tregtarëve. Momentalisht edhe me këto çmime qe janë nuk ka shitje. Nëse rriten 50 për qind atëherë dobësohet shumë tregu.”,- tha një tregtar.
“Kjo rritja e çmimeve është shumë problem sepse popullata është me paga shumë të ulëta ndërsa produktet e çmimeve gjithë janë në rritje dhe për këtë arsye ka ndikim si tek popullata por edhe tek ne shitësit.”,- u shpreh një tregtar.

Rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në vend pati para dy muajve. Kriza ekonomike mori hov gjatë pandemisë, ku si pasojë e mbylljes dhe masave shtrënguese u shuan rreth 6,000 biznese ndërsa mijëra persona humbën vendet e tyre të punës.

Baby Boo