Kritika në raportin e Avokatit të Popullit mbi mësimin në distancë


Mangësitë në procesin arsimorë që dolën në sipërfaqe nga zbatimi i masës për mësim në distancë janë evidentuar edhe në raportin vjetorë të Avokatit të Popullit për vitin 2020. Me vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësim në distancë, për të cilin nuk kanë kushte ekonomike të gjithë fëmijët, është shkelur neni 43 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriu si dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, sipas të cilave tek arsimi duhet të kenë qasje të gjithë nën kushte të barabartë, thuhet ndër të tjera në raport.

Mungesa e mjeteve elektro-teknike, kompjuterike, mungesa e energjisë elektrike, e internetit jo cilësorë e rëndoi seriozisht realizimin e procesit edukativo-arsimorë. Këtu posaçërisht janë gjetur të prekur fëmijët me pengesa, të cilët pothuajse u eliminuan plotësisht nga mundësia e ndjekjes së procesit edukativo-arsimorë – tha Naser Zyberi- Avokat i Popullit.
Në prezantimin e Raportit Vjetorë, Avokati i Popullit Naser Zyberi, tha se pandemia përveçse në arsim, ka ndikuar edhe në shumë fusha të tjera, gjithmonë në mënyrë negative.

Numri është i madh, sidomos sa u përket parashtresave gjyqësore. Parashtresat në këtë segment janë dominonte, mbi 400. Pothuajse gjysma prej tyre janë parashtresa ndaj punës së përmbaruesve. Situata nëpër bu*rgje është e palakmueshme edhe më tutje. Theksoj këtu edhe dy çështje, çështja e shtetësisë si një nga plagët më të vjetra në vend. Mundësia e nxjerrjes së certifikatave në mënyrë elektronike, fatkeqësisht ky sistem nuk funksionon – deklaroi Naser Zyberi- Avokat i Popullit.

Numër i madh parashtresash është regjistruar nga fusha e marrëdhënieve të punës, mbrojtja dhe siguria sociale, sigurimi pensional dhe invalidore dhe te tjera. Në raport thuhet se në vitin 2020 janë regjistruar 2731 parashtresa, pothuajse përgjysmim i numrit nga viti 2019 kur u regjistruan 4705 të tilla. Avokati i Popullit përgjysmimin e këtij numri e shpjegon jo me respektim më të lartë të të drejtave të qytetarëve nga institucionet në vend, por me frikën e qytetarëve për lëvizur për shkak të pandemisë.

Baby Boo