Kristiano Ronaldo i thotë “PO” Juves!

Kristiano Ronaldo është pajtuar që t’i bashkohet Juventusit pasi që këta të fundit vendosën të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurove që ekziton në kontratën e tij me Real Madridin. Lajmin e të ditur e përditshmja portugeze “O Jogo”, sipas së cilës kampionët në fuqi të Italisë janë të gatshëm që ti ofrojnë yllit portugez një kontratë 4-vjeçare në vlerë prej 120 milionë euro.

Baby Boo

Marrëdhënia mes Ronaldos dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, duket të jetë prishur, andaj 33 vjeçari është pajtuar t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”, që shpreson se me Ronaldon në formacion do të jetë në gjendje për të sulmuar titullin e kampionit të Europës, që i mungon tashmë 22 vite.

Restorant Lumare