Kristi Pinderi dhe partneri i tij në pritje për t’u bërë prindër


Kristi Pinderi, aktivist i të drejtave të njeriut dhe një ndër personat e parë që ka dalë hapur si gay në Shqipëri, ka deklaruar se sëbashku me partnerin e tij, janë në pritje për t’u bërë prindër.

Pinderi, i cili tashmë jeton në Kanada, ka një karrierë të gjatë në aktivizëm dhe njihet në Shqipëri, veçanërisht si mbrojtës dhe promovues i të drejtave të komunitetit LGBT+.

Gjatë një interviste për Aulona Mustën në MCN TV, Pinderi tha se ai dhe partneri i tij, duan të kenë dy fëmijë në Kanada nëpërmjet një procedure të njohur si “surrogacy”, ku një grua sjell në jetë fëmijët e tyre dhe pas lindjes e dorëzon kujdestarinë ligjore.

Ndërkohë, në Shqipëri ka një çështje aktive në gjykatë nga dy gra lesbike të cilat nuk kanë mundur të regjistrojnë vajzat e tyre në gjendjen civile dhe kërkojnë njohje ligjore si dy nëna të fëmijëve, një proces i cili deri tani ka rezultuar i pasuksesshëm dhe pritet të përfundojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Baby Boo