Krisin armët në një aheng familjar!


Gjatë pasdites së djeshme është privuar nga liria një person nga Gjilani i Kosovës i cili është dyshuar se ka qëlluar një burrë tjetër gjatë ahengut familjar.

Pas incidentit viktima është dërguar në Spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor si dhe është konstatuar nga mjekët se është jashtë rrezikut për jetë, përcjell Pa Censurë.

Nga i dyshuari për ngjarjen policia ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur edhe në një rast tjetër. I dyshuari pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim me urdhër të Prokurorit. /Pa Censurë/

Baby Boo