Kris dajaku mes drejtorit dhe profesorit përshkak të një reshe!


Drejtori i shkollës në Kamenicë ka reaguar pas raportimit në media për një konflikt fizik mes tij dhe një mësuesi në këtë shkollë.

Gazeta Express ka raportuar dje se shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë një reshov. Mësuesi e ka akuzuar drejtorin se ia ka larguar një reshov nga bufeja.

Drejtori i shkollës së Mesme të Ulët “Rexhep Mala”, Qazim Morina thotë se gjithçka që është thënë rreth këtij rasti, ka qenë tentativë për t’ia njollusur emri atij.

Më tutje, drejtori i shkollës thotë se mësuesi për të cilin u raportua se ka pasur konflikt, ka treguar përfomancë të dobët në mëdhimdhënie.

Reagimi i plotë:

Drejtori i shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë komuna Kamenicë, z.Qazim Morina hedh poshtë të gjitha informatat si të pavërteta lidhur me rastin e një incidenti që ndodhi në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë datë:12.03.2019 ,ditë e martë ku dy mësimdhënës të kësaj shkolle ishin përfshirë në një mosmarrveshje në mes vete. E vërteta e gjithë kësaj ngjarje është ndërmjetësimi i drejtorit të shkollës. Drejtori i shkollës nuk është në mosmarrëveshje me mësuesin në fjalë por që mësuesi ka përformancë të dobët në procesin edukativo-arsimorë dhe ne si përgjegjës të institucionit arsimor kemi përgjegjësi të udhëheqjes mbi ligjin, udhëzimeve administrative dhe kontratave të punës.

Shkolla është institucion edukativo-arsimor e jo kafiteri .Shkolla “Rexhep Mala” nën udhëheqjen time për 4 vite ka progres si: në rregullimin e shkollës, infrastrukturës dhe suksese të vazhdueshme në nivel komunal e Republikan.

Shkolla “Rexhep Mala” ka një staf arsimor të përgatitur profesionalisht,p unëtor të vyjshëm e nxënës të shkëlqyeshëm.

Qëllimi i krejt kësaj propagandë nga individë të caktuar është njollosja e shkëlqyeshme e punës time si udhëheqës,e tërë stafit tjetër edukativo-arsimor si dhe prindër kontribues të mëdhenj në realizimin e kërkesave dhe nevojave të shkollës.

Prapaganda ndaj meje ka të bëjë me pengimin e punës së mëtutjeshme si drejtor i shkollës.

Fyerjet, nxitjet, dhe nënçmimet e bëra në drejtimin tim dhe stafit tonë në shkollën ku udhëheq unë i takojnë atyre që në shpirt e kanë të mbjellur të keqën e vetës drejtuar të tjerve.

Ne jemi krenar që udhëheqim një shkollë me emrin e dëshmorit të kombit “Rexhep Mala”.

Me respekt drejtori i SHFMU “Rexhep Mala” z.Qazim Morina.

Baby Boo